VASHAT GJAKOVARE MPOSHTIN TREPÇËN DHE ARRIJNË FITOREN E PARË
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Vëllaznimi e ka arritur fitoren e parë të stinorit të ri në Superligën e Femrave.
Në udhëtimin e tyre në Mitrovicë, vashat gjakovare kanë triumfuar ndaj Trepçës me rezultat tejet bindës 42-70.
Rina Hoda me 19 pikë, 6 kërcime, 4 asiste e 4 vjedhje topash, ishte më e mira në fitoren e gjakovareve sot, ndihmuar edhe nga Viola Tanushi me 14 pikë e 12 kërcime, Anila Selmani me 11 pikë e 15 kërcime dhe Anesa Korqa që shtoi 10 pikë.
Te Trepça lojë të mirë shfaqën, Tasharra Jeffries me 23 pikë e 9 kërcime dhe Alma Muzliukaj me 12 pikë e 12 kërcime.
Pas xhiros së katërt, Vëllanzimi e kalon Trepçën në tabelë dhe pozicionohet i 4-ti me 5 pikë, 1 fitore e 3 humbje, derisa bilanc të njejtë ka edhe Trepça por që gjendet e 5-ta.
Në xhiron e rradhës, Vëllaznimi e pret Kastriotin e Trepça i shkon KBF Bashkimit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.