E ARDHME E NDRITUR EDHE TE TREPÇA, BASKETBOLLISTË TË SHUMTË ME TALENT [LISTA]
Prishtinë(AsistiOnline) – Një numër i madh i basketbollistëve të rinjë kosovarë janë pjesë e klubeve tona elitare, por që në fakt minutazha e tyre nuk është edhe aq e madhe në krahasim me angazhimin e tyre.
AsistiOnline.com ka vendosur që këta basketbollistë të rinjë ti shpalos më shumë te publiku, duke krijuar profile të shkurtëra për ta dhe aktivitetin e tyre që ata e zhvillojnë përgjatë kohës sa qëndrojnë në parket.
Këtë prezantim që e kemi nisur para dy ditëve, po e vazhdojmë sot me ekipin e Trepçës që gjithmonë ka prodhur basketbollistë të jashtëzakonshëm.
_________________________
Anes Gashi, Rinol Gashi, Shpat Syla, Ramadan Zekiqi, Blend Mehana, por edhe Burim Zekiqi e Agon Selmani që ende mund të dhurojnë shumë për mitrovicasit, janë disa nga basketbollistët perspektivë te Trepça.
Tek Trepça nga lojtarët e rinjë, individi më aktiv është 17 vjeçari Anes Gashi 191 centimetra i gjatë dhe i cili luan në pozitën e organizatorit e sivjet në 4 ndeshje me mitrovicasit ka pasur përafërsisht 11 minuta në parket me 3.3 pikë, 1.5 kërcime, 0.8 asiste e 1 top të vjedhur për ndeshje. Përpos te Trepça, Gashi luan edhe me Vushtrrinë në Ligën e parë. Djaloshi mitrovicas ka qenë edhe pjesë e gjeneratave të reja të Kosovës.
22 vjeçari, Ramadan Zekiqi i gjatë 186 centimetra dhe që luan në pozitën 3, ka poashtu hapësira te Trepça e Lubomir Minchevit, ky lojtar sivjet në 3 ndeshje të luajtura i ka pasur mesatarisht 7.3 minuta me 3.3 pikë, 0.7 asiste e 0.3 kërcime për ndeshje, Zekiqi ka luajtur edhe me disa nga gjeneratat e reja të Kosovës.
Shpat Syla i gjatë 190 centimetra, lojtar i pozitës 3 dhe është 19 vjeçar. Ky djalosh sivjet te Trepça në 3 ndeshje me mesatarisht 7 minuta lojë, ka pasur 4.3 pikë, 0.3 asiste e 0.3 kërcime për ndeshje. Shpati që nga mosha e hershme ftohet në 12shen e mitrovicasve, gjersa ka luajtur edhe tek gjeneratat e reja të Kosovës e sivjet po luan me licencë të dyfishtë edhe te Vushtrria.
Talent tjetër te Trepça llogaritet edhe Rinol Gashi. 18 vjeçari i gjatë 191 centimetra luan në pozitat 2/3. Gashi te Trepça sivjet është aktivizuar në 4 ndeshje me mesatare prej 5.5 minutave për ndeshje, 0.5 pikë, 0.5 asiste e 0.3 kërcime për ndeshje, ashtu sikurse tre të parët edhe Rinoli ka qenë pjesë e Kosovës në disa gjenerata të reja, ndersa sivjet po luan me licencë të dyfishtë edhe te MH Prishtina.
Për dallim nga shumica e ekipeve të tjera, Trepça ka edhe gjatësi në brumin e talentëve vendorë. 18 vjeçari Blend Mehana është një lojtar i ri te Trepça që ka një gjatësi prej 201 centimetrave dhe luan në pozitën 4. Ky basketbollist te mitrovicasit sivjet është aktivizuar në një ndeshje me 6 minuta në parket, 4 pikë dhe 1 kërcim për ndeshje. Mehana në të kaluarën ka qenë pjesë e një prej gjeneratave të reja te Kosova. Derisa edhe ky luan me licencë të dyfishtë te Vushtrria.
Sa i përket dyshes, Burim Zekiqi e & Agon Selmani, ata janë lojtarë që e kanë kaluar fazën nën-20 vjeçe, po që Trepça mund të llogarisë në ta për faktin se e njohin mirë lojën e basketbollit dhe se angazhimi i tyre është tejet i madh në minutat që ju besohen nga trajneri.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.