Basketboll

NDESHJA E DYTË E DITËS NË UNIKE, MES BASHKIMIT DHE PARTIZANIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e dytë e ditës në xhiron e parë të Ligës Unike zhvillohet në qytetin e Prizrenit.

Skuadra e Bashkimit në cilësinë e vendases do ta mikëpres në ”Sezai Surroi” ekipin shqiptar të Partizanit.

Bashkimi në garat vendore nuk e ka nisur ashtu si kishte parashikuar dhe normalisht që sot kërkon këndelljen e plotë e Partizani synon të vazhdojë formën e lartë që po e kalon në kampionatin e Shqipërisë.

Kjo përballje fillon sonte nga ora 19:00 dhe transmetohet në njërën nga kanalet e sportit në Artmotion.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.