Basketboll

XHIRO E PARË E LIGËS UNIKE TE FEMRAT MBYLLET SOT NË VLORË

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e parë e Ligës Unike te femrat mbyllet sot në Vlorë.

Skuadra e Flamurtarit në cilësinë e vendasit do ta sfidojë skuadrën kosovare të Penzës.

Këto dy skuadra janë edhe kampione momentale të Shqipërisë, përkatësisht Kosovës.

Sivjet në kampionatin e Shqipërisë, Flamurtari ka bilanc aktual prej 4 fitoreve e 1 humbje, derisa Penza ka 6 fitore e 1 humbje.

Vlen të ceket se të dyja këto skuadra u përballën sivjet edhe më herët në Vlorë gjatë Superkupës Mbarëkombëtare, ku fituan vashat nga Peja me rezultat 70:79 për të depërtuar në finale, ku triumfuan ndaj Prishtinës.

Kjo përballje fillon sonte nga ora 17:00, derisa për transmetimin e saj ende nuk është paralajmëruar asgjë.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.