Basketboll

EDHE NJË LARGIM NGA KAMPIONI!

Prishtinë(AsistiOnline) – Barret Benson është largimi i huaj i rradhës nga Ylli i Therandës.

Kampionët aktualë të Kosovës kanë mbetur pa lojtar klasik të pozitës qendër, pasiqë kanë ndërprerë bashkëpunimin me amerikanin, Barret Benson.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, marrëveshja është ndërprerë me dakordim të dyanshëm, derisa lojtari në fjalë menjëherë ka gjetur skuadër të re Bullgari.

Benson me Yllin kishte mesatare prej 13.1 pikëve e 10.2 kërcimeve për ndeshje.

Ditë më parë nga therandasit u largua edhe organizatori Brandon Randolph, derisa shpejtë pritet që në skuadër të zbarkojnë dy të huaj të rinjë për të plotësuar boshllëkun e lënë nga dyshja e larguar.

Cameron Williams dhe Henrik Shirko janë dy lojtarët e vetëm të huaj që paraqiten aktualisht te Ylli.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.