Basketboll

VIDEO LAJMI : RIKUJTOJMË FITOREN FANTASTIKE NDAJ DANEZËVE

ASISTI SJELL VIDEO-PËRMBLEDHJEN E FITORES HISTORIKE NDAJ DANIMARKËS ME ANALIZA, DEKLARATA DHE KOMPLET STATISTIKAT

PARAKUALIFIKIMET PËR EUROBASKET 2025 NË ASISTIONLINE 

KOSOVA – DANIMARKA 78:73

Basketbollistët e Kosovës kanë triumfuar ndaj Danimarkës me rezultat 78-73 në trilerin basketbollistik të zhvilluar pikërisht në Ditën e Flamurit dhe kështu kanë zbukuruar në mënyrën më të mirë të mundhshme kte festë të madhe.

Danimarka si kombëtarja e 55-të në listën e FIBA-së u përball me Kosovën në mungesë të 7 lojtarëve shumë cilësor por dëshmoj kualitetin e saj duke luftuar, sidomos në 8 minutat e fundit kur arriti të shkrij minusin prej 21 pikëve në vetëm tri.

Por, nga ana tjetër, Dardanët treguan forcë dhe karakter duke i bërë ballë kësaj ofensive të stuhishme daneze.

 

Kur kishijn mbetur më pak se tetë minuta lojë, pas shënimit të Arti Hajdarit (07:57) Kosova arriti maksimum e epërsis në kte ndeshje, prej 21 pikëve (69-48). Por, nga ky shënim ritimi ra, mbrojtja u plogështua dhe filluan huqjet e shumta nga gjitha pozitat. Nga ana tjetër, fundori dabez Sebastian Aris (07:32) me këto dy pikë (69-50) nisi serinë e jashtëzakonshme të mysafirëve prej 20 me 3 duke afruar rezultatin në 72:68 ndërkohë kur kishi mbetur vetëm edhe 40 sekonda lojë, pas dy gjuajtjeve të lira të Sorensenit (nr.7) semafori tregonte rezultat edhe më të ngushtë , vetëm 3 pikë për neve , 76:73.

Dueli të cilin menduam se e fituam u shndërruar në dramë për infarkt. Por, fatmirësisht për Kosovën, Driloni i cili u faulua qëlloi të dy gjuajtjet e lira për fitoren e madhe.

Për këtë fitore, trajneri Christos Marmarino u shpreh se preferoj më shumë ti fitoj ndeshjet dramatike në fund se sa të triumfoj me 21 pikë avantazh.

TRAJNER I KOSOVËS – CHRISTOS MARMARINOS (VIDEO E DEKLARATËS NË LINKUN MË POSHTË)
“Jo, nuk ishte për sulm në zemër. Më shumë preferos të fitoj ndeshje të këtilla se sa ballafaqime me mbi 20 pikë që nuk të dhurojnë asnjë emocion. Unë e di se njerzit nga ana jonë dëshirojnë të fitojnë, por nuk ju pëlqen shumë procesi. Dhe me anë të procesit, me anë të mësimeve nga gabimet, ne msojmë të fitojmë. Nuk luan shumë rol dallimi në 20 pikë, pasi që me Norvegjinë, ne ishim në disavantazh prej 20 pikësh dhe në fund e ngushtuam distancën ndërsa sot ishim në avantazh dhe në fund kundërshtarët e ngushtuan.

Basketbolli është i tillë dhe ne e prisnim këtë prandaj bënim rotacion me lojtarët. Jam i lumtur për fitoren, dhe kjo fitore është plotësisht meritë e lojtarëve. Para ndeshjes, shumë pak kush e kishte besuar se mund të fitonim, dhe ne e arritëm këtë gjë. Kjo fitore tregon karakter, dhe pikërisht karakteri është ajo se çfarë na duhet neve pasi ndeshjen e fituam me pasion.

Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha

Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha ishte kapiten i vërtet me 16 pikë, nga to 4 treshe shumë të rëndësishme

DARDAN BERISHA – KAPITENI I KOSOVËS (VIDEO E DEKLARATAËS NË LINKUN MË POSHTË)

Nga ana tjetër , danezët përkundër 14 kërcimeve më shumë se Kosova, humi shumë topa duke shpërdoruar 20 sosh dhe vuajti për ti pikë duke realizuar vetëm 6 nga 25 tentime kurse në pjesën e parë ishin edhe më katastrofal dhe qëlluan vetëm një treshe nga 9 gjuajtje.

Pavarësisht se danezët në fund shkrijnë minusin prej 21 pikëve dhe arritën ta afrojnë rezultatin në vetëm minus 3, pas këtyre gjuajtjeve të lira të Sorensenit(76-73) kur kishin mbetur edhe 40 sekonda lojë, megjithatë selektori Dediq ishte i pakënaqur me angazhimin në 32 minutat e para.
ARNEL DEDIQ – TRAJNERI I DANIMARKËS(VIDEO E DEKLARATAËS NË LINKUN MË POSHTË)

“Ne kemi forcë por jo edhe për të bërë përmbysje kaq të madhe. Ne nuk kemi guxuar të lejojmë të vijmë në këtë situatë, pavarësisht nga terreni vendas dhe përvoja e lojtarëve të Kosovës. Unë kam pritur lojë më të koncentruar, kam pritur që Kosova të realizoj disa treshe por kjo na demoralizoi, dolëm nga ritmi dhe nuk komunikuam njëri me tjetrin. Fare nuk është i rëndësishëm kthimi ynë, me rëndësi është, pse lejuam të vijmë në këtë situatë dhe u dorëzuam pa e shkrepur asnjë plumb, ashtu të themi.

Kapiteni i Danimarkës, Frederik Nielsen pas duelit u shpreh se Kosova ishte më e mirë dhe i bëri përshtypje shumë mikëpritja e shqiptarëve.
FREDERIK NIELSEN – KAPITENI I DANIMARKËS(VIDEO E DEKLARATAËS NË LINKUN MË POSHTË)
“Fillimisht i thoni Kosova dhe jo Kosovo apo jo? Kosova ishte shumë agresive brenda 32 minutave të para, ishin stabil në sulm dhe mbrojtje dhe për ta thënë troç, ata ishin më të mirë se ne. Por në ndeshjen tjetër do të jetë komplet ndryshe në palestrën tonë, por dua të them se ishte goxha atmosferë këtu me shikuesit e pranishëm. Më pëlqen këtu, edhe pse kemi qëndruar për 24 orë në hotel, por hoteli më ka pëlqyer shumë, por besoj se njerzit janë shumë të mirë dhe kanë treguar se kanë zemrën e madhe”.

Ndeshja kishte rrjedh shumë interesante.

Në çerekun e dytë kur Danimarka krijoi epërsi prej 5 pikëve (26-31) pas këtij depërtimi të Mortensenit (nr.33) në skenë doli Meriton Ismajli i ri me treshen e tij, për ta nisur serinë e stuhishme.

Atë e vazhdoi Valon Bunjaku me depërtim për barazim (31-31) kurse Dardan Berisha me treshe e ktheu epërsinë e Kosovës. Ndërkoh, Fis Rugova shënoi kto pikë të rëndësishme (36:33) kurse Dardani përmbylli serin fantastike prej 12-2 në 3 minutat e fundit duke e anuluar minusin prej 5 pikëve dhe shndërruar në epërsi prej +5, me të cilën dardanët shkuan në pushim.

ME CEREMONI SOLEMNE FBK NDERON KAPITENIN E PENSIONUAR TË KOSOVËS, EDMOND AZEMIN

 

Para se të fillonte pjesa e dytë, ishim dëshmitar të një momenti emocional: Federata e Basketbollit e Kosovës kishte organizuar ceremoninë përshëndetëse për pensionimin e kapitenit legjendar, Edmond Azemit.

Prezent ishte edhe vet Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili së bahsku me Kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahun nderuan legjendën e Sigal Prishtinës dhe Kombëtares së Kosovës, tanimë të pensionuarin Edmond Azemin për kontributin e tij 22 vjeçar. Kryeministri Kurti ia dhuroi topin me nënshkrimet e gjithë lojtarëve të Kosvës, deri para ca muajve ish bahsklojtarëve të tij kurse kryetari Fetahu ja dhuroi fanellën me numrin 4 të cilën e ka bartur të jetën në Përfaqësuesen e Kosovës.

Si duket ky moment emocional ishte shtytje për Kosovën dhe Dardan Berisha, kapiteni aktual nisi një seri fan-tas-tike me treshe duke dërguar fillimisht epërsinë në +7 (46-39( e më pas i çmendi të gjithë me edhe dy treshe rresht (03:20)-(02:46)Ishte kjo një ofensiv totale kosovare e cila ua humbi busullën mysafirëve të cilët në fund të 30 minutave e gujetën vetën në minus 14 pikë, 60 me 46 për Kosovën.

Ky ritëm i lartë vazhdoi edhe në dy minutat e para të periudhës së fundit kur Maramrinos befasoi homologun e tij Dediq duke inkuadruar komplet pesëshen e dytë e cila e qoi epërin në maksimumin e këtij dueli, plus 21. Fillimisht shënoi Samir Zekiqi (62:46) dhe nisi serinë prej 9-2 të cilën e mbylli Arti Hajdarit, kur kishin mbetur edhe 7 minuta e 57 sekonda dhe semafori tregonte rezulatitin  69-48. Si tham në fillim, nga ky çast danezët nisën një seri të tmershme prej 20-3 por të cilën kosovarët e mbijetuan fal forcës dhe karaktrerit të treguar dhe në fund e zbukuran festën e madhe shqiptare me fitore shumë të rëndësishme marrë këtë fitore të madhe.

Në këtë ndeshje, kapiteni Dardan Berisha ishte lider i vërtet me 16 pikë, prej tyre 4 treshe dhe shtoi edhe 3 kërcime e 5 asistime.

Fenomenal në kte duel ishte edhe Valon Bunjaku duke qenë perfekt nga gjitha pozitat: qëlloi të dy treshet e lansuara, realizoi të tri dypikëshat dhe ishte i saktë nga të dyja gjuajtjet e lira . Efikasitet perfekt prej 100% nga çdo pozitë duke kompletuar 14 pikë, 4 asistime e 3 kërcime.

14 pikë i realizoi edhe Drilon Hajrizi që kontriboi edhe me 5 kërcime e tre topa të vjedhur kurse Gëzim Morina i cili na e siguroi startin fantastik me 10 pikë në çerekun e parë dhe ndeshjen e përmbylli me 13 pikë e 5 kërcime.

Sonte patjetër duhet veçuar edhe një herë tandemin e të rinjve, Meriton Ismailin dhe Janjevën.

Meritoni ishte fenomenal me treshet e tij në çastet vendimtare dhe dneshjen e përmbylli me 10 pikë kurse Muhamedali Janjeva edhe pse shënoi vetëm 2 pikë, përsëri e la shpirtin në parket, luftoi në mbrojtje dhe kapi 3 kërcime dhe vodhi 2 topa.

Te Danimarka më i miri ishte Mortensen (33) me 24 pikë, prej tyre 4 treshe ndërsa qendra fenomenal Midtgaard (3) shënoi double double me 13 pikë e 10 kërcime. Dyshja e cila përmbylli shoqërtin dyshifrore ishte  kapiteni Sorensen (12) që luajti me 11 pikë dhe Sebastian Aris (2) i cili shtoi 10 sosh.

Ndeshjen e radhës, Kosova e zhvillon kundër Norvegjisë me 27 Shkurt në Prishtinë kurse revanshin ndaj Danimarkës do ta kemi me 30 qershor të vitit të ardhshëm.

 

Komentet janë të mbyllura.