KBF BASHKIMI PËRFORCOHET ME QENDËR AMERIKANE
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit në konkurencën e femrave është përforcuar së fundmi me një lojtare të pozitës qendër.
Prizrenasit kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me qendrën, Madison Connally e cila është e gjatë 185 centimetra.
Lojtarja në fjalë është 24 vjeçe dhe Bashkimi për të do jetë përvoja e parë jashtë SHBA-ve, derisa së fundmi ishte pjesë e kolegjit nga NCAA1 ”Grambling State University”.
Gjatë këtij edicioni, Connally kishte arritur marrëveshje me skuadrës e Cartagenas në Spanjë, por transferi kishte dështuar për shkaqe të panjohura.
Me lojtaren në fjalë Bashkimi kompleton numrin e të huajave në skuadër.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.