Basketboll

PEJA NËNSHKRUAN ME FATLIND SHOSHIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Përpos meksikanit Edgar Garibay, skuadra e Pejës e ka shtuar në roster për pranverë edhe një basketbollist vendor.

Verdhezinjët kanë arritur marrëveshje me fundorin, Fatlind Shoshi.

Djaloshi në fjalë është i gjatë 182 centimetra dhe luan në pozitën e organizatorit.

19 vjeçari deri tani ka bërë karrierë në Belgjikë, gjersa sivjet ka luajtur edhe me Përfaqësuesen e Kosovës U-20, duke qenë prej individëve më të dalluar me mesatare 8.6 pikë, 4 asiste e 3.2 kërcime për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.