EKSKLUZIVE: KBF BASHKIMI TRANSFERON LOJTARE ME PËRVOJË NGA WNBA
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Bashkimi duket se nuk e ka në plan të dorëzohet sa i përket kërkimit të trofeve në Kosovë dhe Ligën Unike.
AsistiOnline.com ka mësuar se drejtuesit e ekipit prizrenas së fundmi kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me qendrën amerikane, Monique Coker.
Lojtarja në fjalë ka përvojë të madhe si basketbolliste, derisa ka luajtur edhe në Ligën më të fortë të basketbollit në botë për femra, WNBA(SHBA) me ekipin e Los Angeles Sparks.
Përpos SHBA-ve, Coker ka luajtur edhe në Turqi, Spanjë, Poloni, Izrael, Finlandë, Rumani e Angolë. E në edicionin e fundit ka luajtur në Marok.
Me gjithë këtë përvojë të madhe, mbetet të shihet se cili do jetë impakti i kësaj lojtare në lojën e Bashkimit që në vjeshtë dëshpëroi me paraqitje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.