KLAY THOMPSON RIKTHEHET NË PARKET PAS 2 VITESH MUNGESË
Prishtinë(AsistiOnline) – Periudhë e gjatë pa luajtur dhe pasivitet i madh pa u shfaqur në parket, por ylli i Golden State Warriors më në fund u rikthye në aksion.
Klay Thompson dje ka zhvilluar ndeshjen e parë me Warriors në NBA, pas plotë 2 vitesh mungesë si pasojë e lëndimeve që kishte.
Ai realizoi 17 pikë, 3 kërcime, 1 asist dhe 1 bllokadë në 20 minuta lojë në rikthimin e tij.
“Ishte një moment shumë i veçantë. Nuk do ta harroj kurrë këtë natë. Nuk do ta harroj kurrë pritjen që na bënë tifozët e Warriors, veçanërisht ndaj meje”, tha Thompson gjatë konferencës për shtyp pas fitores së Golden State Warriors ndaj Cleveland Cavaliers.
Ekipi i Warriors sivjet po kalon në formë tejet të lartë në NBA dhe tifozët e tyre shpresojnë se klubi do të kthehet tek trofetë pas disa vitesh mungesë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.