Basketboll

NUK MBYLLET ME GARIBAY, TE PEJA PRITET EDHE NJË RISI…!

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej ekipeve më me traditë, njëkohësisht edhe prej më të trofeshmeve në basketbollin e Kosovës, Peja në pranverë qëllim të vetëm i ka trofetë.

Në vjeshtë përgjithësisht kaluan një formë të mirë, por kaluan edhe disa momente të pakënaqshme e duket se kjo i alarmoi që të bëjnë disa ndryshime.

Transferuan qendrën e fuqishme që është edhe reprezentues i Meksikës, Edgar Garibay. Natyralizuan shkodranin, Daniel Lekndreaj që tash e tutje do të paraqitet si vendor e AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se verdhezinjët do të përforcohen edhe me një lojtar të pozitave fundore i cili pritet të jetë shumë kualitativ.

EDGAR GARIBAY – Basketbollisti në fjalë është i gjatë 208 centimetra dhe përveç përvojës me klube është edhe reprezentues i Meksikës dhe në karrierën e tij ka luajtur në shumë ekipe elitare meksikane. Garibay së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës nga elita e Meksikës ”Lenadores” ku në 20 ndeshje me ta, pothuajse rregullisht si startues ka pasur mesatare prej 8 pikëve, 4 kërcimeve e 1.2 asisteve për ndeshje. Basketbolli meksikan nuk është përvoja e tij e vetme, pasiqë ka luajtur edhe në SHBA e Venezuelë.

DANIEL LEKNDREAJ – Te Peja si vendor në pranverë do të paraqitet, Daniel Lekndreaj për të cilin nuk ka shumë se çfarë të flitet ngase dihen cilësitë e tij. Lekndreaj po qëndron tash e dy sezone në Kosovë, ku edicionin e kaluar luajti me Prishtinën e këtë stinor erdhi te Peja. Aloja shkodrane është edhe reprezentues i rregullt i Kombëtares Shqiptare.

Peja e hap sonte stinorin pranveror në shtëpi ndaj Bashkimit. Dueli fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në ArtSport1.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.