Basketboll

TREPÇA – BASHKIMI 77:81

SUPERLIGA – XHIRO 28

Bashkimi e ka fituar derbin e fundit të pjesës së rregullt të kampionatit ndaj Trepçës në “Minatori” me rezultat 77:81.

Për fitoren e 15 sezonale të prizrenasve, 4 basketbollistë realizuan pikë dyshifrore.

Më i miri edhe njëherë më radhë ishte Jordan Capps i cili ndeshjen e përmbylli me 24 pikë të shënuara, duke kërcyer 2 herë dhe bërë 2 bllokada, mirëpo ai që pati shfaqje fantastike ndaj ish-skuadrës së tij ishte Drilon Hajrizi.

Driloni  realizoi double – double me 20 pikë e 13 kërcime dhe 6 asistime.

Elementi që patjetër duhet theksuar ishte se Driloni në këtë takim u ndal hiq më pak se 12 herë në mënyrë të palejuar nga ish-bashkëlojtarët e tij dhe ishte perfekt nga gjuajtjet e lira duke qëlluar të gjitha 10 tentimet.

Pikë identike në këtë ballafaqim realizuan dyshja amerikane e Bashkimit, Steven Haney dhe Lamar Uofford, nga 10 secili, ndërsa Haney shtoi edhe 8 kërcime.

Nga ana tjetër tek Trepça sërish më efikasi në parket ishte Samir Zekiqi me 23 pikë të realizuara por i mungoi vetëm një kërcim për ta kompletuar dyshifrorin e dyfishtë, pasi pati 9 kërcime.

Edhe pse vazhdon të luajë i lënduar, Besnik Azemi në këtë ndeshje ishte fantastik, pasi realizoi double – double, me 22 pikë e 10 kërcime.

Plejmekeri amerikan Aron Anderson pati edhe një paraqitje të mirë dhe kontribuoi me 15 pikë , 5 kërcime e 6 asistime.

Loja në 5 minutat e para ishte tërësisht e balancuar por në dy minutat e ardhshme Trepça ndërmori seri të shpejt prej 10 me 0 dhe krijoi avantazh prej 20 me 10. Megjithatë, në 3 minutat e fundit mysafirët u përgjigjen me seri prej 9 me 4 dhe afruan disavantazhin. Rezultatin përfundimtar i çerekut të parë ishte 24:19.

Në çerekun e dytë Bashkimi ishte skuadër më e mirë dhe e fitoi këtë 10-minutësh me rezultat 28 me 25 , duke bërë që totali në semafor të tregonte vetëm 2 pikë epërsi për mitrovicasit (49:47), pas 20 minutave të para

Çereku tretë i ndeshjes ishte po thuaj, plotësisht i barabartë

Në fakt, në këtë pjesë të lojës Trepça shënoi 1 pikë më shumë se Bashkimi dhe në fund të 30 minutave e ngriti avantazhin e vet në 3 pikë, 69 me 66

Në çerekun e fundit të ndeshjes, Bashkimi ishte skuadër më e kujdesshme në fazën e sulmit, kurse Trepça në raste të caktuara nuk e kishte koncentrimin e duhur.

Kjo bëri që portokallinjtë ta fitojnë çerekun vendimtar me 15:8 duke anuluar minusin dhe fituar në opërgjithësi duelin me rezultat të ngusht, 77:81.

Sa i përket ndeshjeve direkt këtë sezon bilanci është i barabartë, të dyja skuadrat kanë nga 2 fitore, kurse ndeshja e së dielës mbrëma ishte një test i mirë pë skuadrat para fillimit të serisë çerekfinale të Play Off-it ku takohen pikërisht këto dy skuadra kurse ndeshja e parë zhvillohet menjëherë të martën, në Sezai Surroi në Prizren.

 

 

Komentet janë të mbyllura.