Basketboll

EKSKLUZIVE & ZYRTARE: ”FINAL 8” I KUPËS MBAHET NË PEJË

Prishtinë(AsistiOnline) – Kupa e Kosovës për këtë edicion pritet të mbahet në Pejë.

AsistiOnline.com nga burime të sigurta ka mësuar ekskluzivisht se nga Federata e Basketbollit të Kosovës tashmë është vendosur që ky event sivjet të mbahet në qytetin e Pejës.

Ky event i rëndësishëm i basketbollit të Kosovës do mbahet me datat 09-13 shkurt dhe mbi të gjitha do të mbahet në mend si edicion i Kupës për nder të tashmë të ndjerit z.Agim Lluka i cili ishte njëri prej themeluesve të klubit të Pejës.

Federata e Basketbollit të Kosovës dhe klubi i Pejës pritet që sot ta zyrtarizojnë këtë lajm për publikun, madje për këtë event tashmë është krijuar edhe logoja zyrtare që mund ta shihni mëposhtë:

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.