FBK PUBLIKON VENDIMIN, KUPA ZHVILLOHET NË PEJË
Prishtinë(AsistiOnline) – ”Final Eight” i Kupës së Kosovës për këtë edicion do të organizohet në Pejë.
Kështu ka vendosur edhe zyrtarisht bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe në faqen zyrtare të kësaj të fundit është publikuar vendimi i plotëfuqishëm.
”Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) e ka miratuar kërkesën e KB Peja për organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës në basketboll në datat 09-13 Shkurt 2022, pasi skuadra nga Peja i ka plotësuar kushtet e përcaktuara në konkursin për organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës. Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij”, thuhet në njoftimin e FBK-së.
Të ju kujtojmë se ky event do të organizohet me datat 09/13 shkurt dhe pritet një rivalitet i jashtëzakonshëm mes ekipeve në parket.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.