Basketboll

E BUJSHME: ISH-TRAJNERI I PRISHTINËS, PREZANTOHET SOT NË KRYE TË KROACISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas dorëheqjes së Veljko Mrshicit nga drejtimi i Kombëtares së Kroacisë, krerët e basketbollit të kësaj të fundit e kanë gjetur zëvendësimin e tij.

Ish-trajner i Sigal Prishtinës dhe Përfaqësueses së Kosovës, Damir Mulaomerovic është emëruar në krye të ekipit me traditë të madhe në basketbollin evropian ‘Hrvatska’.

Javën e kaluar Veljko Mrshiq dha dorëheqje nga drejtimi i kroatëve, derisa Damir Mulaomeroviq ishte pjesë e stafit të tij dhe bashkëpunoi ngushtë me tashmë ish-trajnerin e kroatëve.

Të kujtojmë se Mulamomerovic ka qenë edhe reprezentues i Kroacisë, derisa si selektor ka drejtuar Bosnje-Hercegovinën dhe së fundmi Kosovën, ai iu bashkua kombëtares kroate si ndihmës-trajner në shkurt të vitit 2020, përpara raundit të parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Në karrierën e tij të gjatë si basketbollist e fitoi Euroligën në sezonin 2001/02 me Panathinaikosin, gjersa ka luajtur edhe në PAOK, Olimpiakos, Bolonja, Efes Pilsen dhe Real Madrid.

Si i ri erdhi te Cibona nga Sloboda e Tuzlës (Bosnje) në vitet 1990 dhe u rrit më tej, duke i dhënë fund karrierës së tij si lojtar përsëri në një klub të Zagrebit, KK Zagreb.

Mulamomerovic e kishte filluar karrierën si trajner në mënyrë të ngjashme me karrierën si lojtar: fillimisht provoi dorën te Sloboda dhe më pas te Cibona, pas tyre e drejtoi ekipin e Prishtinës e momentalisht është trajner i Cedevita Junior në elitën kroate dhe po tregon rezultate fantastike.

Drejtuesit e Kombëtares Kroate dhe Mulaomerovic sot do të mbajnë konferencë për media me rastin e lidhjes së bashkëpunimit mes tyre.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.