Basketboll

CSKA-JA NIS ME FITORE PLAY OFF-IN

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra ruse, CSKA Moska e ka nisur me fitore ‘’Play Off’’-in e Euroligës.

Ekipi nga kryeqyteti rus, ka triumfuar ndaj skuadrës spanjolle Baskonia, me shifrat 94-68, duke marrë avantazhin në ‘’Play Off’’.

Ndeshja në fillim nisi e niveluar, por që në çerekun e dytë CSKA-ja morri kontrollin e ndeshjes duke fituar të tre çerekët e fundit(21-16, 29-12, 21-16).

Për fitoren e CSKA-së, sonte kontribuan Sergio Rodriguez me 19 pikë, Cory Higgins me 12 pikë, si dhe Nando De Colo me 11 sosh.

Tek Baskonia u dalluan, Shavon Shields me 17 pikë e Vincent Poirier me 12 sosh.

Komentet janë të mbyllura.