Basketboll

BEQIRAGIQ E NDJEK NGA AFËR KUNDËRSHTARIN E GJYSMËFINALES

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi janë dy skuadrat e fundit që sonte u kualifikuan në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës për vitin 2022.

Ylli e mposhti thellë Dritën e Gjilanit, derisa edhe Bashkimi triumfoi thellë ndaj rivalit lokal, Prizreni 16.

Në derbin lokal prizrenas në publik qëndroi edhe një njeri jo fortë i zakonshëm, timonieri i Yllit Adis Beqiragiqi e pa nga afër duelin mes prizrenasve dhe duket se analizoi mirë lojën e kundërshtarit e që në këtë rast do të jetë Bashkimi.

Dueli gjysmëfinal mes therandasve dhe prizrenasve zhvillohet nesër nga ora 20:00.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.