DY XHIRO PARA FUNDIT, MËSOHEN SKUADRAT QË SHKUAN NË ”PLAY OFF” TË LIGËS UNIKE
Prishtinë(AsistiOnline)– Edhe pse jemi dy xhiro para fundit, tashmë janë kuptuar të gjitha skuadrat që do të luajnë në ”play off”-in e Ligës Unike për edicionin 2021/22.
Vllaznia dhe Kamza janë përshëndetur nga ky stinor i Ligës Unike, derisa skuadrat e tjera që kanë mbetur do të luftojnë në dy xhirot e fundit për radhitjen përfundimtare me përjashtim të Yllit dhe Pejës që siguruan vendet e para.
Ylli me fitoren e kësaj xhiroje u shpall kampion i pjesës së rregullt dhe kështu shkoi direkt në ”Final Four”. Direkt në ”Final Four” shkoi edhe Peja nga vendi i dytë.
Derisa skuadrat si: Prizreni 16, Teuta, Tirana dhe Rahoveci në dy xhirot e fundit do të tentojnë plasman sa më të mirë në tabelë për ti nisur çerekfinalet me përparësi nga tabela.
Renditja aktuale e Ligës Unike:
1.Golden Eagle Ylli 23 pikë
2.Peja 21 pikë
3.Prizreni 16 19 pikë
4.Teuta 18 pikë
5.Tirana 18 pikë
6.Rahoveci 17 pikë
7.Vllaznia 14 pikë
8.Kamza 14 pikë
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.