Basketboll

NEW BASKETI FITON THELLË DHE NGJITET I DYTI NË LIGËN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – New Basketi e ka vazhduar formën fantastike këtë stinor të Ligës së parë edhe në këtë xhiro.

Prizrenasit sonte triumfuan ndaj As Prishtinës në kryeqytet me shifrat e thella 88-119.

Komplet pesëshja e parë e New Basketit shënoi pikë dyshifrore sot e më të dalluarit ishin, i zakonshmi Jordan Robinson me 40 pikë, 8 kërcime e 4 asiste, Visar Ejupi me 26 pikë e 10 kërcime, Idoll Pallushi e Hajriz Hazeri me nga 13, si dhe Egzon Kuqi me 11 pikë.

Te As Prishtina lojë të mirë shfaqën, Dardan Sejdiu me 25 pikë e 18 kërcime dhe Rron Kurti me 19 pikë.

Pas xhiros 15, New Basketi gjendet i dyti me 10 fitore, 6 humbje e 26 pikë, derisa As Prishtina pozicionhet e 8-ta me 21 pikë, 5 fitore e 11 humbje.

Në xhiron e ardhshme, New Basketi e pret Vushtrrinë e As Prishtina i shkon MH Prishtinës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.