Basketboll

FBK MBAJTI SOT KUVENDIN E PUNËS

Sot është mbajtur Kuvendi i Punës i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Në këtë Kuvend kanë marrë pjesë 26 delegatë nga 38 sa janë gjithsej.

Në Kuvend është folur për punën që është bërë nga Federata e Basketbollit e Kosovës në vitin 2021, si dhe është diskutuar për punët që janë në plan për vitin 2022.

Në fillim është bërë Aprovimi i Procesverbalit nga Kuvendi i Punës 30.03.2021, më pas, duke vazhduar në pikat tjera, Raporti i Punës për 12 mujorin e parë të implementimit të Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025, ku ka folur Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, Raporti i Punës së FBK-së për vitin 2021 nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, Raporti i Auditimit për vitin 2021 nga Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, Draft Plani i Veprimit 2022 nga Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, Draft Plani Financiar 2022 nga Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Draft Plani i Marketingut 2022 nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar njëzëri dhe nuk kishte kundërshtime, ndërsa delegatët kanë diskutuar për pika të ndryshme, në të mirë dhe zhvillimit të basketbollit të Kosovës.

Rendit i ditës

Zgjedhja e Trupave Punues

Kryesisë së Punës

Komisionit Verifikues

Procesmbajtësit

Aprovimi i Procesverbalit nga Kuvendi i Punës 30.03.2021

Raporti i Punës për 12 mujorin e parë të implementimit të Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025

Raporti i Punës së FBK-së për vitin 2021

Raporti i Auditimit për vitin 2021

Draft Plani i Veprimit 2022

Draft Plani Financiar 2022

Draft Plani i Marketingut 2022

Ndryshimet Statutare

Të ndryshme

Komentet janë të mbyllura.