Basketboll

ANTETOKOUNMPO ME SHIFRA MONSTRUOZE, KAMPIONI FITON PAS VAZHDIMEVE NDAJ NETSIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshje shumë interesante janë luajtur gjatë kësaj mesnate në ligën më të fortë të basketbollit në botë, atë të NBA.

Kampioni aktual i garës, Milwaukee Bucks e ka mposhtur nëpër ‘vrimën e gjilpërës’ Brooklyn Netsin me shifrat tepër të ngushta 119-120 dhe atë vetëm pas vazhdimeve pasi koha e rregullt u mbyll baraz 110-110.

Greku, Giannis Antetokounmpo shkëlqeu me performancë për mbamendje në këtë fitore të Bucks me plotë 44 pikë, 14 kërcime e 6 asiste, derisa ndihmë mori edhe nga Jrue Holiday me 19 pikë, 8 kërcime e 4 asiste.

Te Nets ishin të pamjaftueshëm për fitore, Kevin Durant me 26 pikë, 11 asiste e 7 kërcime dhe Kyrie Irving me 25 pikë.

Milwaukee Bucks tash kanë 48 fitore dhe 28 humbje dhe gjenden të dytit në Lindje e në po të njejtën Konferencë por në pozitën 10 gjendet Brooklyn Netsi me 40 fitore e 37 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.