SOT LUHEN NDESHJET E KTHIMIT NË ”PLAY OFF”-IN E LIGËS SË PARË
Sot do të zhvillohen ndeshjet e dyta të “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve.
Ndeshja e parë do të jetë ndërmjet New Basket dhe Prishtina e Re. Në takimin e parë fitore shënuan prishtinasit në momentet e fundit me rezultat 72:71. Prizrenasit do të mundohen të fitojnë dhe të vendoset fituesi në sfidën e tretë, kurse prishtinasit synojnë fitore për tu kualifikuar në finale.
Takimi i dytë është Vushtrrisë dhe Vëllaznimit. Kuqezinjtë fituan ndeshjen e parë 106:67 dhe janë favoritë edhe për përballjen e dytë, pasi në Ligën e Parë në garat e rregullta kishin 18 fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në këtë rang garash.
Vlen të ceket se skuadrat që shënojnë dy fitore kualifikohen në finale, ku me dy fitore skuadra inkuadrohet në Superligë, ndërsa finalisti do të luajë në “Play-out” me vendin e shtatë të elitës.
Play-off, ndeshjet e dyta
E premte
16:00 NEW Basket – Prishtina e Re
20:30 Vushtrria – Vëllaznimi
Komentet janë të mbyllura.