Basketboll

YLLI THELLË NDAJ DRITËS, AFËR SIGURIMIT TË VENDIT TË PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual i elitës së basketbollit kosovar, Golden Eagle Ylli është afër për ta mbyllur stinorin e rregullt të edicionit 2021/22 në vendin e parë.

Therandasit sonte mposhtën lehtësisht Dritën e Gjilanit me shifrat e thella 110-49.

Tetë basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Yllit sonte, Erjon Kastrati (19), Malcolm Grant (14), Dajuan Graf & Gëzim Morina (13), Chris Harris (12), Mikaile Tmusiq & Ardit Pepaj (11) dhe Drilon Shala (10).

Te Drita lojë të mirë shfaqën, Qëndrim Demi me 15 pikë e Laurant Ibrahimi me 14 sosh.

Pas xhiros 26, Ylli gjendet i pari me 46 pikë, 20 fitore e 6 humbje, derisa Drita mbetet e fundit dhe tashmë ka rënë nga elita pa asnjë fitore.

Në xhiron e ardhshme, Ylli i shkon Rahovecit e Drita luan te Peja.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.