FERONIKELI KAMPION DHE ANËTAR I RI I SUPERLIGËS
PLAY OFF LIGA E PARË: FERONIKELI – VËLLAZNIMI 70:49
Feronikeli është shpallur kampion i Ligës së Parë të Kosovës në Basketboll dhe anëtar i ri i Superligës.
Pas fitores së thellë me 41 pikë dallim në ndeshjen e parë të zhvilluar të shtunën me 13 prill dhe humbjes nga Vëllaznimi në Gjakovë të enjten, në duelin e tretë dhe vendimtar të zhvilluar të shtunën e 20 Prillit në Palestrën“Hysni Jetullahu” në Drenas, Feronikeli triumfoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 70:49 dhe e fitoi serinë finale të Play Offit me 2:1.
Është ky një tregim i jashtëzakonshëm sikurse nga përrallat e bukura pasi që skuadra e cila për më pak se një vit nga themelimi i klubit ka arritur sukses të jashtëezakonshëm duke e fituar trofeun e inauguruar sivjet, Kupën e Ligës së Parë të Kosovës dhe duke u shpallur kampion i Ligës së parë dhe promovuar në elitën e basketbollit kosovar.
Sikurse në duelin e parë ashtu edhe në kte venmdimtar, kreatori kryesor i fitores ishte Arti Hajdari(nr.1 gjelbër). Ai e udhëhoqi skuadrën e tij me 23 pikë, 4 kërcime, 4 asistime e 3 topa të vjedhur.
Lojë dukshëm më të mirë se në Gjakovë shfaqi plejmejkeri amerikan Desmond Gattis (nr.7 gjelbër) që luajti me 14 pikë e 7 asistime, duke shtuar edhe 5 kërcime dhe 3 topa të vjedhur ndërsa i treti që lujati me pikë dyshifrore ishte pejani tjetër që mbron ngjyrat e Feronikelit, Beq Kovaçi (nr.8 gjelbër)i cili shënoi 11 sosh.
Detyrën e tyre për mrekulli e kryen edhe dy alotë, kapiteni Mustaf Merovci (nr.12 gjelbër) dhe i riu Muhamedali Janjeva (nr.22 gjelbër)që së bashku realizuan 25 kërcime apo më shumë se gjysmën e 47 kërcimeve të skuadrës.
Merovci pati 8 pikë e 12 kërcime dhe Janjeva shtoi 7 pikë e 13 kërcime
Nga ana tjetër, me 12 pikë të shënuara, Atik Koshi(nr.1 kuqezi) ishte lojtari i vetëm i Vellaznimi që realizoi pikë dyshifrore. Ai shtoi edhe 7 kërcime e 4 asistime por për dallim nga ndeshja paraprake në kte duel ishte joefikas nga loja. Nga 8 tentime realizoi vetëm një treshe dhe nga 9 gjuajtje qëlloi vetëm dy dyshe.
Duhet theksuar se nga tre lojtarët e kuqezinjve që shënuan nga 8 pikë, veterani Driton Rraci dhe i riu Dardan Brovina luajtën me efikasitet të shkëlqyeshëm.
Rraci ishte në nivel të detyrës dhe me 8 pikë e 4 kërcime, duke shënuar dy treshe nga 4 tentime u mundua t’i jap krah skuadrës së tij sikurse edhe aloja shtatëlart Brovina që realizoi 4 dyshe nga 6 tentime.
Mirëpo mungesa e kontributit nga Edmond Kreyziu dhe Ardit Memqaj që ishin figurat kryesore të fitores në ndeshjen e dytë në Gjakovë, pati pasojat e veta. Kryeziu shënoi vetëm 8 pikë dhe nga 5 tentime për treshe nuk qëlloi asnjë ndërsa nga 8 tentime për dy pikë realizoi tre herë, në mënyrë identike sikurse Memqaj i cili gjithashtu gjuajti 2 herë për treshen por nuk e qëlloi cakun dhe duelin e përmbylli me vetëm 6 pikë.
Megjithatë Memqaj luftoi nën kosha dhe arriti të kap 10 sosh
Pjesa e parë e duelit ishte shumë interesante dhe e niveluar. Feronikeli e filloi ndeshjen me seri prej 8-0 në çka u përgjigj Vëllaznimi me seri prej 6-0 ndërsa vendasit e ndërmorrën një tjetër seri , kte herë ata realizuan 6 pikë rresht dhe nuk pranuan asnjë për 14-6. Në dy minutat e fundit mysafirët forcuan mbrojtjen dhe pranuan vetëm 2 pikë kurse pas këtij asistimi të Dardan Brovinës për treshen e kapitenit Rraci në sekondat e fundit të çerekut të parëm, vëllaznimi afroi rezultain në 16 me 12.
Ndërkohë, në çerekun e dytë Vëllaznimi luajti mbrojtj shumë më agresive përmes Ballukut, Albatrit Berishës dhe Memqajt kurse në sulm të udhëhequr nga Atik Koshi me 6 pikë dhe Driton Rraci me 5 sosh, me ç’rast secili nga ta realizoi nga një treshe, si dhe me 4 pikët e Dardan Brovinës, të fundit këto që i realizoi me asistim të bukur të Koshit, 5 sekonda pa përfunduar 20 minutëshi i parë, mysafirët afruan rezultatin në 30 me 27.
Por, ishte kjo e tëra që bëri Vëllaznimi në kte duel sepse çerekun e tretë Feronikeli e fitoi me rezultat 21 me 7.
Gjatë çerekut të tretë Feronikeli shtoi agresivitetin në mbrojtje maksimalisht dhe kjo rezultoi me 6 topa të humbur të mysafirëve nga Gjakova si dhe vështirësimin për të gjuajtur nga pozitat e lira.
Mbrojtja agresive e vendasve bëri që efikasiteti i kuqezinjve në kte pjesëlojë të jetë katastrofal, nga 7 tentime për tri pikë nuk qëlluan asnjëherë dhe nga 11 tentime për dy pikë shënuan vetëm 3 herë . Në fund të 30 minutave kjo rezultoi me epërsi të lartë të Feronikelit, 51 me 34.
Edhe një herë rresht, çereku i tretë u dëshmua të jetë fatal për Vëllaznimin i cili e humbi seërinë finale por tash ka edhe një rast për të luftuar për kthim në Superligë, duke luajtur serinë e Play Outit kundër Lipjanit, skuadrës së parafundit në Superligë sivjet. Ndeshjen e parë Vëllaznimi do ta zhvilloj në Gjakovë të mërkurën nga ora 19, kurse ajo e kthimit zhvillohet të shtunën me 27 prill në Lipjan.
Komentet janë të mbyllura.