PJESA E DYTË VENDIMTARE, PEJA E NIS ”PLAY OFF”-IN ME FITORE TË THELLË
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës e ka nisur me fitore serinë çerekfinale të ArtMotion Superligës.
Verdhezinjët kanë fituar sonte ndaj Bashkimit në ”Karagaç” me shifrat 94-70
Pjesa e parë ishte shumë e ngushtë me Bashkimin që fitoi periodë fillestare (20-23), derisa e dyta i takoi Pejës (24-19) dhe vendasit shkuan në pushim me epërsi të ngushtë (44-42).
Në pjesën e dytë, Peja u tregua shumë më e mirë duke i fituar dy periodat vendimtare (22-15, 28-13) që i ndihmuan maksimalisht për fitore dhe në fund e arriti atë me meritë.
Veterani dhe ish-NBA lojtar, Darrius Washington ishte fantastik në fitoren e Pejës sonte me 29 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Daniel Lekndreaj e Calvin Godfray me nga 13 pikë, Dardan Berisha me 11 dhe Courtney Fells e Arian Qallaku me nga 10 sosh.
Te Bashkimi s’mjaftuan kurrsesi për fitore, Terrence Thompson me 24 pikë e Corey Ross me 15 sosh.
Tash verdhezinjët kanë avantazhin e serisë çerekfinale në 1-0, derisa ndeshja e dytë zhvillohet të shtunën në ”Karagaç”, ku ekipi që arrin dy fitore, kualifikohet në gjysmëfinale të garës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.