Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte luhet sfida e dytë e serisë finale të ArtMotion Superligës mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.
Një duel i zjarrtë na pret jo vetëm në parket, por edhe në tribina atje ku palestra pritet të jetë e stërmbushur, sepse biletat janë shitur për vetëm 10 minuta e kjo tregon faktin se sa të flaktë janë mitrovicasit në ekipin e zemrës.
Atmosferë fantastike sonte pritet të jetë edhe në Suharekë, ku pritet që të mblidhen një numër i konsiderueshëm i tifozëve që ta përcjellin Yllin në Palestrën ”13 Qershori”, atje ku klubi i Yllit ka bërë një organizim të veçantë për ta parë ndeshjen nëpërmjet monitorit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.