Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça dhe Ylli dje e zhvilluan duelin e dytë të serisë finale në ArtMotion Superligën e Kosovës.
Fatmirësisht ky duel ka kaluar pa asnjë dënim të shqiptuar nga Komesari i Garave, as ndaj akterëve brenda parketit, por as ndaj atyre në tribina.
”Në bazë të raportit të vëzhguesit, nga ndeshja e II finale ART Motion Superliga e zhvilluar me 26.05.2022 Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjes:Trepça vs Golden Eagle Ylli 46:60”, thuhet në informator.
Derisa në raport tutje poashtu thuhet se sjelljet e shikuesve ishin të mira e numri i tyre ishte 3.000 mijë.
Ylli dhe Trepça duelin e tretë final dhe që mund të jetë vendimtar e zhvillojnë këtë të dielë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.