Kosova në 3×3 ka shënuar fitoren e parë në konkurrencën e femrave.
Vashat Dardane kanë mundur Andorrën me rezultat 12:9 në kualifikimet për FIBA Europe Cup. Kjo është hera e dytë radhazi që Kosova përfaqësohet me femrat në këto gara.
Ekipi i Kosovës e nisi ndeshjen më mirë dhe ishte në epërsi konstante, por sidoqoftë, Andorra arrin të barazojë shifrat në 8:8, megjithatë, në momentet vendimtare, vashat Dardane nuk dëshpëruan duke triumfuar 12:9.
Kosova e përfundon grupin me një fitore dhe një humbje, kurse ndeshja e fundit e Grupit B, zhvillohet mes Irlandës dhe Andorrës, ku do të caktohet renditja përfundimtare.
Vendi i parë kualifikohet në gjysmëfinale, derisa vendet 2 dhe 3, do të luajnë edhe një ndeshje eliminatore.
Komentet janë të mbyllura.