Basketboll

BASHKIMI MBAN KUVENDIN ZGJEDHOR, KY ËSHTË KRYETARI I RI I KLUBIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit të Prizrenit ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor të klubit.

Burime të AsistiOnline.com të afërta me klubin prizrenas, kanë bërë me dije se në këtë Kuvend është zgjedhur kryetari i ri i klubit, derisa ndryshime ka pasur edhe në kryesi.

Tyran Kosova, ish-basketbollist dhe me profesion doktor i shëndetësisë, është zgjedhur kryetar i klubit më të vjetër të basketbollit në Kosovë, Bashkimi.

Të kujtojmë se deri tani, kryetar i ri i klubit ka qenë, Rini Shpendi.

Gjatë orëve në vijim, pritet që edhe vetë klubi prizrenas të njoftojë zyrtarisht për këto ndryshime në strukturën organizative.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.