Basketboll

KAPITENI HAXHIU DHE SAMIR ZEKIQI VAZHDOJNË KONTRATAT ME TREPÇËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Pak ditë pas mbylljes së stinorit të garave në elitën e basketbollit kosovar, skuadra e Trepçës vazhdon me risi.

Ekipi mitrovicas ka zyrtarizuar para pak çastesh, vazhdimin e bashkëpunimit me dyshen vendore, kapitenin Valdrin Haxhiu dhe Samir Zekiqin.

Djemtë e qytetit – Valdrin Haxhiu dhe Samir Zekiqi, pjesë e KB TREPÇA edhe për sezonin e ardhshëm 2022/2023”, thuhet në njoftimin e shkurtër të klubit ‘xehtar’.
Trepça ditë më parë njoftoi për vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin, Luybomir Minchev dhe Drilon Hajrizin e Amin Hotin.
/AsistiOnline.com/ 

 

Komentet janë të mbyllura.