Basketboll

PAS 8 SEZONEVE TE FENERI, JAN VESELEY TRANSFEROHET TE BARÇA

Prishtinë(AsistiOnline) – Barcelona ka nënshkruar zyrtarisht me yllin çek, Jan Vesely

Vesely, 32 vjeç, është prezantuar sot si lojtar i ri i ekipit të madh spanjoll dhe nënshkroi kontratë trevjeçare me blaugrana.

Sipas njoftimit për shtyp: “Barcelona dhe Jan Vesely kanë arritur marrëveshje për tre sezonet e ardhshme deri më 30 qershor 2025, ku qendra 32-vjeçare çeke (2.13cm) arrin si lojtar i lirë nga Fenerbahçe, ku ka luajtur për tetë sezonet e fundit.

Vesely së fundmi fitoi kampionatin turk me Fenerin me seri të përgjithshme prej 3-1 ndaj Anadolu Efesit. Ai u përzgjodh MVP i finales pasi kishte mesatare prej 16.2 pikë dhe 6.5 kërcime në katër ndeshjet finale.

Në 22 paraqitje në EuroLigë sivjet, Veseley kishte 13.6 pikë dhe kërcime 6.1 kërcime për ndeshje, duke u bërë lojtari i katërt më i vlerësuar, pas Mirotiq, Larkin dhe Tavares.

Qendra e fuqishme çeke, ka një titull të fituar të Euroligës me Fenerin në vitin 2019 dhe në atë ”Final Four” ishte përzgjedhur MVP i finales.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.