KOSOVA DEMOLOHET NGA NORVEGJIA DHE MBYLL EVROPIANIN ME HUMBJE
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A te femrat e ka mbyllur Kampionatin Evropian për shtetet e vogla me humbje.
Në fakt, vashat e Kosovës janë demoluar sot nga Norvegjia me rezultatin e thellë 81-54.
Vetëm çereku i parë ishte pozitiv për ekipin tonë përfaqësues (13-15) e më pas kontrollin e lojës e mori Norvegjia që krijoi avantazh të thellë në dy periodat vijuese (28-19, 25-2), Kosova e fitoi periodën e fundit (15-18), por që s’ndikoi fare në rezultat dhe norvegjezet e fituan duelin pa telashe.
Te Kosova në këtë duel, Saranda Daci kishte 15 pikë e Era Shatri shtoi 12 sosh.
Ndërsa për fitoren e Norvegjisë u dalluan, Stine Austgulen me 19 pikë e Shiba Ahmadi me 13 sosh.
Me këtë ndeshje, Kosova e mbylli këtë Evropian me bilanc negativ prej 3 humbjeve e 1 fitore. Derisa jo më karg se vitin e kaluar në këtë nivel, me pak ndryshime në roster ekipi i vashave kishte fituar medaljen e bronztë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.