Basketboll

12SHJA E KOSOVËS U-20 FEMRAT PËR EVROPIANIN QË FILLON NESËR NË MAQEDONI TË VERIUT

Pas përgatitjeve intensive në Gjakovë, përzgjedhësi i Kosovës U20 te femrat, Furkan Saglik ka shpallur 12shen finale.

Përgatitjet kanë filluar para dy javësh ku ishin 17 basketbollste, listë më pas që është reduktuar në 12.

Vashat e Kosovës U20 garojnë në Divizionin B dhe kanë një short shumë të vështirë. Në Grupin C do të sfidojnë Kroacinë, Rumaninë, Malin e Zi dhe Maqedonia Veriore. Kampionati zhvillohet në Shkup nga 9 deri më 17 Korrik në Shkup.

ASTERA TUHINA, SARRA VRANIQI, AGNESA RRAHMANI, ANITA GRAINCA, ARBA HASHANI, VANESA BOJKU, DJELLZA DEKAJ, SUMEJA KOSUMI, REA UKAJ, GRESA BERISHA, ETNA REXHEPI, YLLZA UKA
PËRZGJEDHËS: Furkan Saglik

Komentet janë të mbyllura.