Basketboll

RAHOVECI SONTE KËRKON FINALEN, YLLI PËR ZVOGËLIM SERIE

Prishtinë (AsistiOnline) – Sfida e dytë e serisë së tretë finale të Superligës së basketbollit kosovar, zhvillohet sonte në Rahovec.

Ekipi i Rahovecit që ka avantazh 2-0 me seri të fitoreve, pret në ‘’Mizahir Isma’’ skuadrën e Golden Eagle Yllit nga Theranda.

Rahoveci synon që me fitoren e sontme ta përmbyllë enigmën e finalistit nga kjo seri. Dhe të arrijë finalen historike për klubin ‘’vreshtarë’’.

Në anën tjetër, Ylli therandas kërkon që të fitojë sonte në Rahovec dhe ta ngushtojë serinë e kësaj sfide gjysmëfinale.

Natyrisht, fituesin e këtij super-dueli e mësojmë sonte në mbrëmje.

Kjo super-përballje zhvillohet me fillim nga ora 19:00, duke u transmetuar direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë, Art Motion. E cila po bën revolucion në basketbollin kosovar.

Komentet janë të mbyllura.