Prishtinë(AsistiOnline) – Fahro Alihoxhiq edhe zyrtarisht është basketbollist i Bashkimit.
Ashtu siç kishte paralajmëruar ditë më parë AsistiOnline.com, ashtu edhe ka ndodhur me boshnjakun që sot është prezantuar te prizrenasit.
https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2022/07/30/ekskluzive-bashkimi-pritet-te-godas-me-fahro-alihoxhiq/
Bashkimi deri tani ka kryer një mori transferesh vendore dhe të huaja si Fisnik Rugova, Altin Morina, Arion Balluku, Davonte Lacy, Prentiss Nixon, Brian Fitzpatrick e ka vazhduar bashkëpunimin me kapitenin Qëndrim Biraj.
Shtabit teknik do ti prijë maqedonasi, Darko Raduloviq me ndihmësit, Edon Godeni, Edin Kërveshi dhe skauteri, Elbesar Gështenja.
/AsistiOnline.com/



