E ÇUDITSHME: KOMUNA E RAHOVECIT KËRKON NGA KLUBI PËRQINDJEN NGA BILETAT DHE SPONZORËT
Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit ka arritur në finale të Superligës së basketbollit kosovar për herë të parë në histori të klubit.
Për gjithë këtë sukses të arritur nga klubi ‘’vreshtarë’’ padyshim që duhet përshëndetur puna e kryesisë së klubit rahovecian.
Ndërsa sot, mediat lokale të Rahovecit kanë publikuar një lajm i cili nuk i shkon aspak për shtati klubit të atjeshëm.
Komuna e Rahovecit thuhet se ka përpiluar një rregullore e cila pritet të futet në votim gjatë ditëve në vijim në Kuvendin Komunal që ka të bëjë me përfitimet e KB Rahovecit dhe mirëmbajtjes së palestrës.
Sipas rregullores së Komunës e cila pritet të prezantohet para asambleistëve 20% nga biletat e ndeshjeve Komuna i kerkon nga klubi ashtu si 40% të fitimeve nga sponsorët.
Kjo pritet të jetë një goditje e paarsyeshme për klubin i cili ka arritur senzacion sivjet në basketbollin kosovar, sepse vetëm pak ditë më herët ka arritur të plasohet në finale të playoffit për titull të Superligës.
Komentet janë të mbyllura.