Basketboll

BIRAM FAYE TRANSFEROHET TE NËN-KAMPIONI I IZRAELIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës, Biram Faye ka gjetur ekip të ri për stinorin 2022/23.

Senegalezi i gjatë 206 centimetra, është transferuar te skuadra e madhe izraelite, Bnei Herzliya që aktualisht është ekip nën-kampion i këtij shteti.

22 vjeçari te Prishtina stinorin e kaluar luajti me 8.3 pikë e 7.9 kërcime për ndeshje.

Edhe një herë konfirmohet e ardhmja e ndritur që ka lojtari në fjalë, pasi ai vitin e kaluar ishte paraqitur me ekipin e NBA-së, San Antonio Spurs në ligën verore.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.