Basketboll

LIGA E FEMRAVE: Prishtina mposht Bashkimin për tu shpallur Kampion (Video)

LIGA E FEMRAVE: NDESHJA E 5-TË FINALE

Prishtina e ka fituar titullin e 10-të të kampionit në basketbollin femëror, pasi të shtunën mbrëma e mposhti Bashkimin në Prizren, në ndeshjen e 5-të dhe vendimtare të serisë finale me rezultat 71:76.

Pas barazimit të serisë finale në 2 me 2, ndeshja e 5-të në “Sezai Surroi” ishte një spektakël i vërtetë pasi të pranishëm në palestër ishin rreth 1500 shikues që krijuan atmosferë të zjarrtë.

Për fitoren më të rëndësishme të sezonit dhe fitoren e titullit të kampionit në basketbollit femëror, 4 basketbolliste prishtinase realizuan pikë dyshifrore, 3 prej të cilave duelin e përmbyllen me double – double.

Më efikasja ishte Saranda Daci me 18 pikë e 11 kërcime duke shtuar edhe 3 asistime, vjedhur 5 topa dhe vendosi rekord të bllokadave në një ndeshje duke bërë hiq më pak se 6 banane.

Me double – double në kte ndeshje luajti edhe Tykyra Ëilliams e cila shënoi 16 pikë dhe kërceu 14 herë, ndërsa Ermelinda Shatri përpos që luajti me një tjetër double – double prej 14 pikëve e 13 kërcimeve u karakterizua edhe me efikastitet gati përfekt nga vija e gjuajtjeve të lira, pasi nga 7 tentime qëlloi 6 herë.

Listën e lojtarëve që realizuan pikë dyshifrore te prishtinaset e përmbylli Breanan Farrar me 13 pikë, 6 kërcime e 6 asistime dhe luajti me efikasitet të 100% nga gjuajtjet e lira duke qëlluar të gjitha 8 tentimet.

Nga ana tjetër te Bashkimi e vetmja që shkëlqeu ishte Danisha Sho e cila kësaj radhe nuk kishte ndihmënm e duhur të bashkëlojtareve.

Sho në ktë finale realizoi 41 pikë dhe dy shtatshe, 7 kërcime e 7 asistime.

E dyta në listën e më efikaseve të Bashkimi në kte ndeshje ishte Mary Steëart e cila shënoi vetëm 8 pikë e 9 kërcime, e që në fakt kjo përformancë është dukshëm nën mesataren e saj prej 19 pikëve e 13 kërcimeve, në serinë e sivjetme finale.

7 pikë e 7 kërcime në kte duel i realizoi Ulpiana Emra kurse Aulona Muhadri luajti me 6 pikë e 10 kërcime.

Në fillim të çerekut të parë, Bashkimi pati seri prej 6 me 2 me të gjitha pikët e shënuara nga Aulona Muhadri, por më pas vendaset krijuan epërsi në +7 pikë (15:8) fal treshës së realizuan nga Danisha Sho kur në semafor kishin mbetur 2 minura e 53 sekonda deri në fundin e çerekut të parë. Deri në fund të 10-minutëshit të parë kryeqytetasët ndermorën seri prej 5 me 0 fal treshës së Farrar dhe 2 pikëve që i realizoi Saranda Daci dhe kështu pas 10 minutave lojë semafori tregonte +2 për Bashkimin (15:13).

Në çerekun e dytë serish vajzat e Bashkimit ishin për 3 pikë më të mira se kryeqyteti, mirëpo në kte 10-minutësh rezultati nuk u barazua asnjëherë  dhe prishtinasit vazhdimisht ishin në ndjekje të rezultatit. Epërsia e Bashkimit në çerekun e dytë shkoi deri në 8 pikë por në fund të pjesës së parë skuadrat shkuan në pushim me +5 për vendaset (39:34).

Në çerekun e tretë erdhi në shprehje loja më e mirë e Prishtinës të cilat fal serisë prej 10 me 5, në minutën e 25-të të takimit barazuan për herë të parë në ndeshje.

Ishte Ermelinda Daci ajo që shënoi kte 2-pikësh për 44 me 44.

Më pas rezultati u barazua edhe dy herë të tjera, së fundmi 2 minuta e 55 sekonda para fundit të çerekut të tretë kur Danisha Sho shënoi për 51 me 51. Në vazhdim Prishtina ndërmori seri prej 9 me 2 për ta përmbyllur kte pjesëlojë me +7, 53 me 60.

Epërsia e prej +7 pikëve në çerekun e tretë doli të jetë e mjaftueshme për fitoren e prishtinaseve pasi në çerekun e katërt Bashkimi nuk arriti të rikthehej në lojë edhe pse në kte 10-minutësh shënoi 2 pikë më shumë se mysafiret.

Në fakt, gjatë këtij çereku prishtinaset e patën epërsinë më të lartë prej 14 pikëve kur në minutën e 36-të Saranda Daci shënoi për 54 me 68.

Deri në fund, basketbollistet e Bashkimit tentuan të forcojnë mbrojtjen dhe me sulme të shpejta t’i përgjigjen prishtinaseve gjë të cilën pjesërisht e arritën duke realizuar seri të shpejtë prej 17 me 6 dhe 34 sekonda deri në fund, me ktë shënim të Gresa Gashit e afruan rezultatin në minus 3 pikë, 71 me 74.

Më pas nuk arritën të realizojnë më pikë dhe mysafiret shënuan edhe dy të tjera përmes kapitenes Irma Konjusha e cila u faulua dy herë radhazi dhe nga katër gjuajtje të lira realizoi 2 për ta siguruar fitoren e cila pas 3 viteve kthen titullin në kryeqytet dhe me këtë numri i titujve rrumbullakohet në 10-të.

Me këtë, ish universitaret tash prishtinaset bëhen skuadra e parë në histori të basketbollit femëror të Kosovës që e fiton La Deciman.

 

Komentet janë të mbyllura.