Basketboll

FBK-JA E KONFIRMON LAJMIN E ASISTIT, BASHKIMI E PARAQET LEKNDREAJN PËR REGJISTRIM

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi e ka paraiqtur edhe zyrtarisht për regjistrim Daniel Lekndreaj.

Ashtu siç raportoi eksluzivisht AsistiOnline.com sot paradite, ashtu edhe ka ndodhur me njoftimin zyrtar të FBK-së që e konfirmon edhe njëherë sigurinë e lajmeve të ASISTIT, pashmangshëm si mediumi më i besueshëm për basketboll në shqiptari.

Në njoftim të FBK-së për Bashkimin, citohet se Lekndreaj është paraqitur si transfer nga Peja për regjistrim te KB Bashkimi dhe ditëve në vijim statusi i lojtarit do të shqyrtohet.

Në njoftim poashtu thuhet se fjalën e fundit të kërkesave për transferime do ta ketë Komisioni për Licencim dhe Transfere.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.