ISH-TRAJNERI I PRISHTINËS SIVJET DO TË DREJTOJË KËTË SKUADËR NË ELITËN TURKE
Prishtinë(AsistiOnline) – Ishte larguar nga drejtimi i Sigal Prishtinës në vitin 2013, me arsyetimin e klubit se kishte dhënë dorëheqje, por Ceyhun Cabadak në fakt ishte shkarkuar nga drejtuesit e kryeqytetasve.
Kjo histori nuk kishte mbaruar me kaq, pasi i njëjti më pas e “paditi” klubin në arbitrazhin e FIBA-s dhe e fitoi lëndën e tij, duke dëshmuar se kontrata nuk ishte shkëputur me pajtim dypalësh.
Sot kur jemi disa vite prapa kësaj historie, Cabadak po e dëshmon veten si trajner me rejting të lartë, pasi vitin e kaluar e drejtoi klubin e Manisas në Turqi si kampion i Ligës së parë dhe e inkuadroi në Superligën turke.
Këtë edicion, Cabadak do të debutojë si trajner në rangun më të lartë elitar të basketbollit turk, pasi Manisa i ka besuar postin e kryetrajnerit edhe në këtë kapitull të ri për klubin.
Cabadak e drejton klubin e Manisas prej më shumë se pesë vitesh dhe këtu shihet qartë durimi i madh i drejtuesve të klubit, për të kërkuar suksesin e munguar që nga themelimi i tyre.
Pra sivjet në elitën turke do të kemi debutim dy palësh, nga njëra anë debutimi i Manisës e nga ana tjetër debutimi i Cabadak, por me misionin e njejtë, elitën turke.
Komentet janë të mbyllura.