Basketboll

SEFAJA: KËNAQËSI E VEÇANTË PËR MITROVICËN, TË ORGANIZOJ NJË TURNEU EVROPIAN

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas lajmit për marrjen përsipër nga KB Trepça të njërit prej turneve kualifikues të FIBA Europe Cup, tejet i lumtur është shprehur edhe kreu i klubit mitrovicas, Vullnet Sefaja.

AsistiOnline.com ka kontaktuar me presidentin e klubit mitrovicas, Vullnet Sefaja i cili u shpreh shumë i lumtur për marrjen përsipër të këtij organizimi.

”Eshtë një kënaqësi shumë e madhe për qytetin e Mitrovicës, është për herë të parë për qytetin e Mitrovicës që fiton një organizim të tillë, po shpreosoj që do ta organizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Të na ecën sa më mirë, të jetë një motiv shtesë për neve. Unë mendoj që kjo i ndihmon edhe basketbollit të Kosovës në tërësi, që ne të e dëshmojmë veten se mundemi të organizojmë, siç e ka dëshmuar veten edhe FBK-ja me organizimet dhe njëra prej arsyjeve, se ne si klub po e marrim këtë organizim, janë sukseset e organizimeve të FBK-së. Unë ju dëshiroj të gjithë mitrovicasve një vikend basketbollistik-fantastik dhe i ftoj të gjithë ata që janë të interesuar të vinë dhe të na ndihmojnë në komplet organizimin e këtij eventi”, u shpreh i pari i Trepçës.

E FUNDIT: TREPÇA ORGANIZATORE E TURNEUT KUALIFIKUES NË FIBA EUROPE CUP (DOKUMENT)

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.