RAHOVECI ME VETËM 1 TË HUAJ, RREZIKON MBIJETESËN NË ELITË
Prishtinë(AsistiOnline) – KB Rahoveci që ishte nënkampion jo më larg se katër vite më parë dhe ka pasur pjesëmarrje të rregullt në playoff, duket se do të ketë krizë edhe këtë edicion, e bartur nga sezoni i kaluar.
Teksa dihet çka ka ndodhur sezonin e kaluar, KB Rahoveci u mendua se do të organizohej më mirë, pasi fillimisht u spekulua 3 muaj për kalimin e trajnerit Muhamed Thaçi.
Megjithatë, edhe pas fillimit të përgatitjeve me Mujën dhe vendorët të cilët vazhduan e u rikthyen, për Rahovecin sipas informatave që posedon AsistiOnline.com drita në horizont duket më larg sesa për klubet tjera.
AsistiOnline ka mësuar se KB Rahoveci deri tash ka të angazhuar vetëm një lojtar të huaj, bëhet fjalë për Jahii Carson, playmaker me përvojë.
Teksa u mendua se edhe ditëve në vijim pas afatit kalimtar Rahoveci do të vazhdonte të fuqizonte rosterin, Vreshtarët po kanë telashe shumë të mëdha në konsolidimin e ekipit, pasi ende klubi s’ka arritur të finalizojë marrëveshje me të tjerë të lojtarë të huaj.
Për të qenë realë, nëse Rahoveci hyn në garat e Superkupës dhe ligës pa roster të konsoliduar, duke parë përforcimet e klubeve tjera përfshirë edhe Vëllaznimin, atëherë lirisht mund të themi se është është kandidati kryesor për t’u larguar direkt nga elita pas 7 vitesh plot lavdi nga palestra “Mizahir Isma”, e që do të ishte mëkat i vërtet edhe për gjithë basketbollin tonë, mbi të gjitha për shikuesit besnikë dhe shumë simpatikë nga Rahoveci.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.