Basketboll

NDRYSHIM POZITIV, SKUADRAT ELITARE SIVJET FILLUAN PËRGATITJET MË HERËT

Prishtinë(AsistiOnline) – Për dallim nga vitet e kaluara, sivjet një rutinë më ndryshe i ka zgjuar skuadrat elitare kosovare nga ‘gjumi’.

Riorganizimi dhe përgatitjet e tyre filluan shumë më herët, frika se mund të mbeten pa vendorë e bëri të veten dhe reagimi për shumicën e tyre ishte në nivel.

Ekipi i Trepçës nga Mitrovica, ishte i pari që filloi me zyrtarizimin e risive nga rosteret e deri të përgatitjet, për t’u vazhduar me Pejën, Vëllaznimin, Bashkimin, Prishtinën e Rahovecin.

Ndërsa, Golden Eagle Ylli dhe Ponte Prizreni, janë dy ekipet ende nuk kanë lëshuar ndonjë njoftim apo fotografi zyrtare për startin e përgatitjeve, megjithëse AsistiOnline.com jo zyrtarisht ka mësuar se edhe këto dy ekipe tashmë i kanë nisur përgatitjet.

Sezoni i ri në basketbollin e Kosovës pritet të fillojë nga mesi i shtatorit me ndeshjet e Superkupës së Kosovës që edhe sivjet pritet ti përfshijnë të gjitha ekipet.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.