SUPERKUPA PRITET TË SHTYHET, STINORI I RI PRITET TË FILLOJË NË KËTO DATA
Prishtinë(AsistiOnline) – Meqenëse nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për startin e edicionit të ri në basketbollin e Kosovës, ai pritet të fillojë në kohë jo fortë të largët.
Burime të AsistiOnline.com të afërta me Federatën e Basketbollit të Kosovës, kanë bërë me dije se Superkupa e Kosovës pritet të shtyhet për një kohë që do të vendoset më vonë.
Gjersa stinori i ri i Superligës së Kosovës te meshkujt, pritet të fillojë në javën e dytë të shtatorit, konkretisht me datat 10/11 shtator.
Kalendari i garave për ekipet kosovare sivjet pritet të jetë shumë i ngjeshur me Golden Eagle Yllin (Champions League), Trepçën dhe Sigal Prishtinën (FIBA Europe Cup) që do të luajnë në gara evropiane, gjersa do të vazhdojë të jetë aktive edhe sivjet Liga Unike me katër ekipet e para të renditjes tabelare: Ylli, Trepça, Peja dhe Sigal Prishtina.
Të kujtojmë se Prishtina dhe Trepça, sivjet janë ftuar edhe në kompeticionine ndërkombëtar ”ENBL” me skuadra nga Polonia, Lituania, Çekia, Letonia, Estonia etj, por që ende nuk kanë marrë vendime definitive nëse do të jenë pjesë e saj.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.