MULLAOMEROVIQ PËRZGJEDH 12-SHEN E KROACISË PËR EUROBASKET 2022
Prishtinë(AsistiOnline) – Selektori i kombëtares kroate, Damir Mulaomeroviç, ka vendosur të largojë tre lojtarë të tjerë për të mbetur në listën përfundimtare të 12 lojtarëve për EuroBasket-in që fillon në pak më shumë se një javë.
Federata Kroate e Basketbollit sot publikoi listën përfundimtare të 12 lojtarëve që do të përfaqësojnë vendin në parakualifikimet e ardhshme të EuroBasket 2025 dhe EuroBasket 2022.
Përveç Roko Rogiç, i cili nuk luajti në turneun në Republikën Çeke dhe u largua më herët nga kombëtarja, me vendim të ish-kryetrajnerit të Prishtinës dhe ish-selektorit të Kosovës, Damir Mulaomeroviç, tani janë hequr nga lista përfundimtare edhe Pavlo Marcinkovic, Mateo Dreznjak dhe Goran Filipoviç.
Lista kroate me 12 lojtarë:
1 Toni Perkoviq
3 Jaleen Smith
4 Roko Prkacin
7 Krunoslav Simon
8 Mario Hezonja
9 Dario Saric
10 Lovro Gnjidic
17 Karlo Matkoviq
27 Ivan Ramljak
30 Dominik Mavra
40 Ivica Zubac
44 Bojan Bogdanoviq
Së pari, Kroacia do të luajë në dy ndeshjet kualifikuese për EuroBasket 2025 (25 gusht në Poloni dhe 28 gusht kundër Zvicrës në Opatija) e pastaj paraqitet në EuroBasket nga 1 deri më 18 shtator.
Kroacia është vendosur në Grupin C të EuroBasket, i cili do të pritet në Milano. Në fazën e grupeve përveç Italisë nikoqire, kroatët do të përballen edhe me Greqinë, Estoninë, Ukrainën dhe Britaninë e Madhe.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.