Basketboll

BASHKIMI E PREZANTON DANIEL LEKNDREAJN, LOJTARI KA NISUR STËRVITJET

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra prizrenase e Bashkimit e ka prezantuar sot transferin e fundit për afatin kalimtar veror.

Portokallinjët sonte kanë zyrtarizuar transferimin e të shumëpërfolurit, Daniel Lekndreajt i cili vije në Prizren pas një sezoni mjaftë të mirë te Peja.

Basketbollisti shkodran i njohur me karakterin e tij luftarak, përfundimisht do ta vesh fanellën portokall e zi në stinorin e ri. Klubi ka arritur marrëveshje me Lekndreajn dhe i ka zgjidhur të gjitha dilemat rreth transferimit të tij. 24 vjeçari tashmë i është bashkuar stërvitjeve të ekipit tonë dhe do të jetë një prej armëve më të forta të skuadrës së udhëhequr nga trajneri Radulovic. Me transferimin e tij, është kompletuar në tërësi përbërja e ekipit, që ka pretendime të qarta për stinorin 2022/23. Lekndreaj do të paraqitet si basketbollist vendor, pasi ka nënshtetësi kosovare”, shkruan njoftimi i Bashkimit për Lekndreajn sonte.

AsistiOnline.com qysh javë më parë e paralajmëroi këtë transfer për Bashkimin e sonte është konfirmuar gjithçka me vet klubin që e ka prezantuar lojtarin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.