Basketboll

BOSNJA E BEQIRAGIQIT MPOSHTET NGA MALI I ZI

Prishtinë(AsistiOnline) – Bosnje & Hercegovina është mposhtur sonte nga Mali i Zi në rrethin e dytë kualifikues për Kupën e Botës 2023.

Skuadra boshnjake që drejtohet nga trajneri i kampionit të Kosovës, Adis Beqirqgiq u mposhtën sonte në ”Moraca Sports Centre” të Podgoricës me rezultatin 88-69.

Te Mali i Zi në këtë fitore u dalluan, Vladimir Mihalovic me 20 pikë dhe Kendrick Perry e Petar Popovic me nga 15 pikë.

Te boshnjakët e drejtuar nga Beqiragiq, më të dalluarit ishin, Dzanan Musa me 19 pikë e Jusuf Nurkic me 13 sosh.

Aktualisht, Bosnja ka bilanc prej 3 fitoreve dhe 3 humbjeve, duke u gjendur si skuadra e fundit në grup nga 6 ekipe. Mali i Zi gjendet i 3-ti me 5 fitore e 2 humbje.

Ndeshjen e radhës në këto kualifikime, Bosnja e zhvillon pasnesër ndaj Francës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.