Basketboll

DARDAN BERISHA OPTIMIST NË SUKSESE ME PRISHTINËN

I rikthyeri te Sigal Prishtina, Dardan Berisha, ka thënë se është jashtëzakonisht i motivuar që bashkë me klubin të fitojnë çdo trofe të mundshëm.

“Kam ardhur për të fituar gjithçka që është e mundur, jam shumë i motivuar, e di se çka kërkon Prishtina dhe besoj se me trajnerin dhe gjithë stafin do ia arrijmë qëllimit”, ka thënë Berisha në konferencën e mbajtur për media bashkë me kryetarin e klubit, Burim Maraj, presidentin e Sigal Uniqa Group, Avni Ponari dhe kryetrajnerin Ekrem Memnun.

Kryetari Maraj tha se synim si klub e kanë shpalljen kampionë në Superligë.

“Besoj se do të jetë një stinor shumë konkurrues dhe interesant. Synojmë të shpallemi kampion për herë të 14-të. Të gjitha përgatitjet dhe investimet janë bërë që klubi të ketë një sezon triumfues. Sigal Prishtina është e gatshme të luftojë këtë sezon me të gjitha forcat, që klubit t’i shtohen trofe të reja në muzeun tonë të kupave”, u shpreh Maraj.

/Klan Kosova/

Komentet janë të mbyllura.