TOLEFREE KALON KALON NË IZRAEL, ME MIRATIMIN E PENZËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe pse ishte zyrtarizuar te skuadra e Penzës si transfer, megjithatë Alexis Tolefree nuk do të luajë në Kosovë.
Basketbollistja amerikane e natyralizuar e Kosovës, ditën e djeshme është prezantuar në Izrael te skuadra e Elitzur Holon, si lojtarja më e re.
Për këtë transfer të Penzës që duket se ka dështuar, kishte raportuar AsistiOnline.com, gjersa edhe faqja zyrtare e FBK-së e kishte paraqitur si transfer të ekipit pejan, në mesin e lojtareve, Erjona Krasniqi, Lejla Omerbasic, Antoinetta Bannister dhe Tringa Ukaj, përfshihej edhe Tolefree.
Në një prononcim për AsistiOnline.com, kreu i Penzës Kastriot Gjocaj tregoi arsyjen e dështimit të këtij transferi.
”Po është i vërtetë lajmi, lojtarja ka pranuar një ofertë më të mirë dhe sigurisht që do të luan për një ekip tjetër, ne nuk e pamë të rrugës ta pengojmë, andaj e kemi liruar”, u shpreh Gjocaj.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.