Basketboll

VETERANËT E BASKETBOLLIT KOSOVAR, FLASIN PËR IMPAKTIN E MADH TË ASIST-IT NË ZHVILLIMIN E KËTIJ SPORTI NË VENDIN TONË

Prishtinë(AsistiOnline) – Me rastin e emisionit jubilar të ASIST-it 500, shumë personalitete të basketbollit kosovar, ndër ta edhe veteranët kanë dhënë mendimet e veta për rëndësinë që ka pasur dhe vazhdon të ketë bindshëm ky emision.

Duke filluar nga Blerim Vuniqi e deri te Blerim Krasniqi, të gjithë ishin të një mendimi se ASISTI, ka qenë lokomotivë e zhvillimit të basketbollit kosovar, sa herë që ai ka stagnuar.

Blerim Vuniqi thotë se impakti i këtij emisioni që personalizohet me Agon Fehmiu, ka qenë dhe vazhdon të mbetet shumë i madh.

Impakti i ASIST-it që personalizohet me emrin e Agon Fehmiut ka qenë i madh, ngase për herë të parë basketbolli i Kosovës është pasqyruar si është më së miri. Duke e ngritur basketbollin dhe basketbollistët në nivel më të lartë e fal ASIST-it, basketbolli ka interesim dhe shikueshmëri shumë të lartë. Andaj shfrytëzoj këtë komunikimin me ju që ASIST-it dhe Agonit të ju uroj jetëgjatësi”.

Një koment shumë pozitiv e dha edhe veterani dhe doajeni i basketbollit pejan dhe kosovar, Valdet Spahija.

Te nderuar stafi i ASIST-it, së pari ju uroj rrugëtimin e suksesshëm deri te emisioni i 500-të jubilar. Duhet të përmend se si emision i vetëm i basketbollit, ka pas jehonë të madhe në popullarizimin e basketbollit në Kosovë por edhe të basketbollistave si vendorë dhe ata të huaj, duhet falenderuar stafin e palodhshëm në krye me ideatorin e emisionit, Agon Fehmiun. Ju uroi vazhdimësinë e emisionit të suksesshëm me fillim të kampionatit. Urime, urime”.

Një prej basketbollistëve më të mirë që ka pasur basketbolli i Kosovës në vitet e para luftës, Vllaznim Perani u prononcua nga Austria, atje ku jeton dhe vepron prej vitesh.

Asisti për mediat e TV, ishte një risi shumë e qëlluar në atë kohë, kur basketbolli e arriti kulmin e popullaritetit . Ishte emision unik i larmishëm dhe i cili preku temat dhe pati ndikim të madh në zhvillimin e sportit numër një në Kosovë, dikur! Me rikthimin e ASIST-it vulosi atë që e ceka më lartë… Duke ja shtuar edhe AsistiOnline që e bëri edhe me atraktiv me të gjitha të rejat në basketbollin modern në kohë me plotë kuptimin e fjalës. Agonit dhe stafit ju uroj të gjitha të mirat në të ardhmen”.

Vetëm fjalë të mira dhe komplimente por edhe urim për vazhdimësi, shpalosi edhe një ish-basketbollist i spikatur, veteran dhe tash trajner, Blerim Krasniqi.

Për të shkruar se ç’rëndësi ka pasur emisioni ekskluziv ”ASIST” dhe ka për basketboll, nevojitet një referat i tërë me faqe pa fund!! Për emisionin jubilar të 500-të ”ASIST” urimet e mija dhe besoj e shpresoj të të gjithë dashamirëve sportiv, si dhe atyre që janë në baskeboll është çdo fjalë, çdo urim si dhe kompliment i mangët. Urime të veçanta shkojnë për ideatorin e kreatorin e emisionit, Agon Fehmiu i cili me shumë pasion, dëshirë si dhe vullnet dhe i pa lodhëshem. Si dhe kur basketbolli përjetonte çaste të krizës, ai arriti që ta mbajë gjallë basketbollin, si dhe kreatorët e basketbollit: klube, zyrtarë, lojtarë, financierë, duke bërë një marketing fantastik sportiv-basketbollistik. Me shumë transmetime, informata, emisione speciale etj etj etj. Juve stafit e në veçanti Agon Fehmiut i dëshiroj që të vazhdoj me pasionin e njejtë dhe të vazhdoj të përgatis emisione të tilla, duke e përgëzuar pa fund. Paqit shëndetin, ju priftë e mbara”.

E krejt në fund u prononcua edhe veterani prishtinas, që njihet prej trajnerëve më të sukssshëm në historinë e basketbollit kosovar, Ibrahim Karabeg.
Per emisionin e ASIST-it kam vetëm lëvdata, mendoj që meritat kryesore pse basketbolli ishte dikur sporti numër një në vend, i ka pikërisht ky emision. Realisht zhvillim të basketbollit në vendin tonë ka shumë pak, për këtë duhet të jemi korrekt, por ASISTI e ka kryer punën që i ka takuar. Ky emision ka ndikuar shumë që të rinjët të kyçen në basketboll dhe ti lënë rrugët e dëmshme. Edhe formati i emisionit çdo herë ka qenë shumë tërheqës me Agonin që e ka bërë shumë interesante rrjedhën e tij. Një kohë të pauzës, ky emision na pati munguar shumë, saqë për vite me radhë basketbollit tek ne i humbi primati e me rikthimin e Agonit me ASIST-in, me mysafirët, trajnerët e analistët që i ftonte për analizat e ndeshjeve ishin në nivel dhe i bënin mbulim real lojës. Padyshim që ky është emisoni më i qëlluar i sportit ndonjëherë në vend. Agonit dhe gjithë stafit ju uroj episodin e 500-të dhe jubilar, vazhdoni kështu sepse basketbolli pa ju, nuk po ecën”.
ASISTI i falenderon përzemërsisht të gjithë veteranët e basketbollit kosovar, që na komplimentuan për punën e bërë, me ç’rast njerëzit e tillë janë motiv edhe më i madh për punën tonë. ASISTI ju falenderon dhe ju dëshiron jetë të gjatë.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.